Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por duhet më shumë punë për mbrojtjen e minoritetit

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por duhet më shumë punë për mbrojtjen e minoritetit

“Greqia është në mënyrë të qëndrueshme në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Por kjo nuk do të thotë se të gjitha vendet trajtohen njësoj. Çdo rast është i veçantë dhe progresi i çdo vendi drejt Evropës vlerësohet individualisht. Natyrisht, varet edhe nga gjykimi i të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian se kur do të hapet dhe kur do të mbyllet secili kapitull i negociatave me Bashkimin Evropian”. Ky mesazh  vjen nga kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, në Konferencën Ndërkombëtare të Selanikut. Mitsotakis tha se Athina ka ende shqetësime për situatën e minoritetit grek në Shqipëri, veçanërisht sa i takon pronave dhe garantimit të të drejtave të tij. “Nuk është i mjaftueshëm progresi që është bërë në regjistrimin e pronave dhe në mbrojtjen e të...