Misteri në Siberi pas vdekjes se studiueses nga bakteri i Murtajës, theu provzën në Laboratorin e Siberisë! 200 persona të karantinuar, reagimi i Rusisë

Misteri në Siberi pas vdekjes se studiueses nga bakteri i Murtajës, theu provzën në Laboratorin e Siberisë! 200 persona të karantinuar, reagimi i Rusisë

Një studiuese 28-vjeçare e Institutit Anti-Pestë në Irkutsk të Siberisë, Daria Shipilova, ka vdekur pas një forme të rëndë pneumonie. Rasti ka ngritur shqetësime për një incident të mundshëm laboratorik, pasi mediat ruse kanë raportuar se më 25 shtator ajo mund të ketë thyer aksidentalisht një provëz, që dyshohet se përmbante material biologjik të lidhur me bakterin e murtajës, Yersinia pestis. Megjithatë, ky version nuk është konfirmuar zyrtarisht. Autoriteti sanitar rus Rospotrebnadzor deklaron se nuk ka pasur incidente të regjistruara gjatë manipulimit të mikroorganizmave patogjenë dhe se diagnoza zyrtare është “pneumoni me etiologji të panjohur”. Rreth 200 persona që mund të kenë pasur kontakt me studiuesen po monitorohen. Deri tani, sipas autoriteteve ruse, ata nuk kanë shfaqur simptoma dhe testet kanë rezultuar negative. Ndërkohë, deklaratat...