Misteri i vrasjes së Antonio Karafilit, avokati: Kishte gjurmë që provonin se nuk ishte vetëvrasje, hetim për mjeko-ligjorët që anashkaluan provat

Misteri i vrasjes së Antonio Karafilit, avokati: Kishte gjurmë që provonin se nuk ishte vetëvrasje, hetim për mjeko-ligjorët që anashkaluan provat

Avokati Arben Llangozi ka treguar detaje nga dosja hetimore lidhur me vrasjen e Antonio Karafilit në Voskopojë, ngjarje e cila u zbardh pas 7 vitesh. Hetimet e thelluara nxorën se ai nuk ishte vetëvrarë, por vrarë nga e dashura e tij Kejsi Spaillari së bashku me 65-vjeçarin Rexhep Vathi. Avokati i familjes së Antonio Karafilit, në një intervistë për Report TV, hodhi akuza ndaj Institutit të Mjekësisë Ligjore për akt ekspertim të rremë. Ai thotë se dyshimet lindën nga deklarata kontradiktore e Kejsi Spaillarit, e cila ka qenë ajo që i ka dërguar prindërit e të ndjerit fiks në vendin ku është gjetur i...
Burimi: Javanews.al