Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Misteri i flamurit të parë shqiptar-Cili është verzioni i vërtetë?
Simboli i pavarësisë në 28 nëntor 1912, flamuri, vazhdon të ketë disa enigma të pazgjidhura deri në ditët e sotme. 100 vjet më vonë, nuk është zbuluar ende se cili ishte ai person që solli flamurin në Vlorë dhe ia dha Ismail Qemalit, që më pas, me krenari valëviti flamurin e parë të Shqipërisë së pavarur. Dokumentat e shkruar dhe fotografitë mungojnë. Kjo është arsyeja përse gjendemi sot përballë aq shumë hipotezave apo fakteve që lënë vend për dyshim, se kush e solli flamurin dhe nëse mund të zbulohet e vërteta historike. Varianti i parëNë verën e vitit 1911, zonja Marigo Pozio, me pretekstin se do të mjekohej, udhëtoi drejt ishullit të Korfuzit. Aty takohet me përfaqësues nacionalistë të kolonive shqiptare që ishin mbledhur në...