Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mister zhdukja e biznesmenit të njohur turk, 43-vjeçari ishte nisur me jaht luksoz për në Mykonos, por…
Një mister i madh ka përfshirë zhdukjen e biznesmenit të njohur turk, Halit Yukay, i cili rezulton i humbur prej katër ditësh, që nga mbrëmja e së shtunës, kur ishte nisur me jahtin e tij luksoz “Graywolf” nga qyteti turk Yalova drejt ishullit grek Mykonos. Jahti i 43-vjeçarit, themelues dhe pronar i kompanisë së njohur turke “Mazu Yachts”, u gjet i shkatërruar në ujërat pranë ishullit Prokonisos, në detin e Marmarasë, të martën në mesditë nga Roja Bregdetare turke. Familja e Yukay kishte ngritur alarmin për zhdukjen e tij pasi nuk kishte asnjë kontakt që nga nisja. Autoritetet turke janë informuar zyrtarisht për rastin të hënën në orën 23:40, ndërsa një anije tregtare raportoi të martën, rreth orës 14:30, për mbetje të një mjeti lundrues...