Mister rreth vrasjes së trefishtë në Malin e Zi, rusi qëlloi edhe veten pas përplasjes me armë me forcat speciale në poligon!
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malin e Zi, ku shtetasi rus Mikhail Shabunin (30 vjeç), i dyshuar si autori i një vrasjeje të trefishtë në një poligon qitjeje në Danilovgrad, ka kryer vetëvrasje pas një operacioni të gjerë kërkimi nga forcat e rendit në Herceg Novi. Krimi i rëndë u regjistrua ditën e djeshme, rreth orës 16:45, në poligonin e qitjes “Češka zbrojevka”. Viktimat ishin tre punonjës të këtij biznesi: Petar Globarević (24 vjeç) dhe Nemanja Kapor (20 vjeç) nga Podgorica, si dhe Momir Radonjić (67 vjeç) nga Danilovgradi. Sipas të dhënave nga hetimi paraprak, i dyshuari ka qëlluar fillimisht instruktorin Globarević me disa plumba, përfshirë një në kokë, dhe më pas ka kaluar në zonën e dhënies me qira të armëve ku ka...
Burimi:
javanews.al