Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mister në zhdukjen e 23-vjeçarit/ Familja apel për ndihmë: Ka një muaj pa asnjë gjurmë
Një grua ka bërë kallëzim në Policinë e Memaliajt, pasi kërkon ndohmë për gjetjen e djalit të saj 23-vjeç. Ajo ka deklaruar se që prej 10 qershorit ka humbur kontaktet me djalin e saj, sipas saj i riu ka qenë së fundmi në Francë, por prej atëherë nuk ka pasur asnjë komunikim me ta. Një 23-vjeçar rezulton i zhdukur prej më shumë se një muaji, ndërsa familjarët kanë bërë kallëzim në Policinë e Memaliajt për ndihmë në gjetjen e tij. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe për gjetjen e të riut.