MIRUD ylli shqiptar me famë botërore vlerësohet në “Premios Juventud” me albumin “Desnudo”
5 September, 2026 - 23:58 Artisti shqiptaro-amerikan MIRUD, emri artistik i Durim Morinës, ka marrë një tjetër vlerësim në karrierën e tij ndërkombëtare. Më 3 shtator 2026, ai u vlerësua në ceremoninë “Premios Juventud” për albumin e tij në gjuhën spanjolle, “Desnudo”, në kategorinë “Best Pop Vocal Performance”. Ceremonia u zhvillua në Marbella të Spanjës, duke shënuar herën e parë që eventi prestigjioz u organizua jashtë kontinentit amerikan. MIRUD ka lindur më 17 tetor 1994 në Los Angeles, në një familje shqiptare nga Kosova, ndërsa formimi i tij artistik lidhet me një prej institucioneve më prestigjioze të arteve interpretuese në botë. Ai ka studiuar vokal në The Juilliard School në New York, ku u formua në muzikën klasike dhe operistike, një eksperiencë që më pas...
Burimi:
kultplus.com