Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Mirë se vini në Shqipëri”/ Kryeministri Rama, mirëpret vizitorët e parë të linjës Izrael-Shqipëri
Kryeministri Edi Rama, mirëpriti vizitorët e fluturimit të parë të linjës direkte Izrael-Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë teksa ka publikuar pamje nga atmosfera mikpritëse vlerëson se fluturimi do të forcojë lidhjen mes dy popujve. “Mirë se vini në Shqipëri. Kënaqësi të mikprisja vizitorët e fluturimit të parë të linjës direkte Izrael – Shqipëri, që do të mundësojë forcimin e lidhjes mes dy popujve që historia i ka lidhur ngushtë në orët më të vështira të kohërave, si edhe do t’i shtojë Shqipërisë Turistike një burim të ri rritjeje, ndërkohë që do të lehtësojë bashkëpunimet në të gjitha fushat”, shkruan Rama krahas pamjeve. Linja Izrael-Shqipëri do të operojë tri herë në javë, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për turistët,...