Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Mirdita solidarizohet me Dukagjinin, qytetarë nisen nesër drejt Thethit
Të martën, një grup qytetarësh nga Mirdita do të udhëtojnë drejt Thethit, në shenjë solidariteti me banorët e Dukagjinit, të cilët po përballen me ndërhyrje të dhunshme dhe të debatueshme nga autoritetet. Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, aktivistë dhe qytetarë nga Mirdita kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në një vizitë mbështetëse në zonat e Shalës dhe Shoshit, për të treguar përkrahjen ndaj komuniteteve që po përballen me sfida të rënda sociale e administrative. Nisja do të bëhet nga qendra e Milotit, nesër në orën 07:00 të mëngjesit, dhe organizatorët ftojnë qytetarë të tjerë që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj nisme paqësore dhe...