Miraton vendimi, ja shoqëria që merr kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor

Miraton vendimi, ja shoqëria që merr kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme vendimin për caktimin e shoqërisë që do të merret me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së kanabisit në Shqipëri. Sipas vendimit të miratuar me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për këtë proces është përzgjedhur shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a. Kjo kompani shqiptaro-arabe do të prodhojë dhe do të shpërndajë pullat fiskale për produktet e akcizës. Vendimi: V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT TË AUTORIZUAR PËR REALIZIMIN E SHENJIMIT DHE GJURMUESHMËRISË. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe...
Burimi: Opinion.al