Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka
Analisti Skënder Minxhozi ka bërë një dallim mes protestave të studentëve në Serbi dhe në Tiranë, duke vënë në pikëpyetje organizimin, pjesëmarrjen dhe objektivat e protestuesve në kryeqytetin shqiptar. “Studentët patën projekt politik dhe e sfiduan Aleksandër Vuçiç, teksa sheshet mbusheshin plot prej tyre”, u shpreh analisti, duke e cilësuar ndryshe situatën në kryeqytetin shqiptar. Minxhozi e përshkroi protestën në Tiranë si një “tallava sheshi”, duke argumentuar se mungon identifikimi i qartë i organizatorëve dhe përcaktimi konkret i asaj që kërkohet nga kjo lëvizje. Një tjetër element që e bën të ndryshëm realitetin në dy vendet është konteksti politik. Analisti e cilësoi si një përkim rastësor faktin që zgjedhjet në Serbi zhvillohen në një klimë protestash, ndërsa kundërshtitë politike në Shqipëri shoqërohen me pritshmëri për...
Burimi:
kohajone.com