Ministrja Spahiu: Mamografia e lëvizshme gjatë gjithë vitit, shkurtohet koha e përgjigjeve

Ministrja Spahiu: Mamografia e lëvizshme gjatë gjithë vitit, shkurtohet koha e përgjigjeve

Njësitë e lëvizshme të mamografisë do të vijojnë të ofrojnë shërbimin e depistimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit në të gjithë Shqipërinë, me fokus edhe zonat e largëta, për të rritur aksesin e grave në kontrollet shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë vizitës në Elbasan, theksoi rëndësinë e vijimit të këtij shërbimi përgjatë gjithë vitit dhe jo vetëm gjatë muajit Tetor Rozë. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, u shpreh se mamografia e lëvizshme ka lehtësuar aksesin e grave në zonat rurale dhe në njësitë administrative të largëta, të cilat për shkak të transportit apo angazhimeve të përditshme e kanë të vështirë të paraqiten për kontroll. “Na ka ardhur shumë në shërbim, ministre, sepse mamografia e lëvizshme...