Ministrja Pirdeni takon ambasadoren e BE-së: Fokus te reforma e administratës publike dhe lufta kundër korrupsionit
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa. Pirdeni bëri të ditur se në takim u diskutua për vijimin e punës në kuadër të procesit të negociatave, reformës së administratës publike dhe luftës kundër korrupsionit. ”Me Ambasadoren e BE-së, Sh.S. znj. Sofia Moreira de Sousa, për të çuar përpara punën në kuadër të procesit të negociatave, në reformën e administratës publike dhe luftën kundër korrupsionit. Dy fusha kyçe, ku progresi matet me rezultate konkrete dhe duhet të ndihet çdo ditë në marrëdhënien e qytetarit me shtetin”.
Burimi:
kohajone.com