Ministrja Kumbaro: Ndërkombëtarizimi i Universitetit të Sporteve, ura të reja bashkëpunimi për diploma të dyfishta
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 500 studentëve në Universitetin e Sporteve të Tiranës. Duke uruar të gjithë studentët, prindërit dhe pedagogët, ministrja Kumbaro ka vlerësuar ndërkombëtarizimin e Universitetit të Sporteve me arritjet e diplomave të dyfishta dhe programeve të përbashkëta me Universitetin “Magna Graecia” të Catanzaros në Itali dhe me Shkollën e Sportit të Rio Maior në Portugali. “Dua të përgëzoj Universitetin e Sporteve për të nxitur dhe për të mbështetur programet e përbashkëta, diplomat e dyfishta me universitete të tjera europiane, siç është rasti i Universitetit të Catanzaros në Itali, në Portugali dhe, e fundit, por jo për nga rëndësia, është një nga bashkëpunimet shumë të mira ku e gjithë qeveria shqiptare, në fakt me angazhimin...
Burimi:
kohajone.com