Ministrja Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Durrësit gjatë muajit gusht

Ministrja Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Durrësit gjatë muajit gusht

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se ndalesa e radhës gjatë muajit gusht, për kryerjen e mamografive falas për të gjitha gratë dhe vajzat do të jetë spitali rajonal i Durrësit. Gjatë muajit gusht, gratë dhe vajzat në Durrës mund t’i drejtohen spitalit rajonal të këtij qyteti, për kryerjen e mamografive falas pa rekomandimin e mjekut. ”Kontrollet shpëtojnë jetë. Durrësi është ndalesa jonë e radhës! Gratë dhe vajzat mund të kryejnë mamografinë falas, pa sistem referimi, pranë Spitalit Rajonal”, u shpreh Koçiu. Po ashtu Koçiu solli në vëmendje se në muajin korrik, në Spitalin...