Ministrja Koçiu: 100 milionë lekë në vit për rimbursimin e stomës, përfitojnë 800 pacientë

Ministrja Koçiu: 100 milionë lekë në vit për rimbursimin e stomës, përfitojnë 800 pacientë

Për herë të parë, paketat e trajtimit të stomës janë përfshirë në listën e pajisjeve të rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një lehtësim i madh për qindra qytetarë që përballen çdo ditë me këtë sfidë shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e konsideroi këtë një lajm të mirë për pacientët me stomë. Koçiu bëri të ditur se rreth 800 pacientë do të përfitojnë menjëherë nga vendimi i ri i qeverisë, i cili parashikon rimbursimin e tre llojeve të stomës: kolostomi, ileostomi, urostomi. Për këtë qëllim, Koçiu u shpreh se është vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, një fond prej 100 milionë lekësh, për vitin 2025. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e konsideroi këtë një tjetër...