Burimi:
Top-Channel.tv

Ministrja gjermane e shtetit për Europën: Dodik i izoluar dhe i rrezikshëm
👁4465
Gjatë një vizite zyrtare në fillim të prillit në njësinë autonome serbe të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Srpska, Anna Lührmann (Të Gjelbrit), ministre shteti për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, u përball me kërcënime serioze nga përfaqësues të presidentit nacionalist Milorad Dodik. Fillimisht iu ndalua në mënyrë joformale e drejta për të hyrë sërish në territorin e Republika Srpskas, më pas u kërcënua se nuk mund t’i garantohej siguria dhe në fund, autoritetet kërcënuan me përdorim force nëse ajo nuk largohej menjëherë. “Na u tha se duhet të largoheshim menjëherë, përndryshe do të përdorej dhuna,” tha Lührmann në një intervistë zhvilluar...