Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministrja Denaj: Ulet norma e interesit në 2% për bizneset në 5 sektorë kyçë të ekonomisë
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur konsultimet për programin e ri mbi financimin në bujqësi, ku përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro, do të mbështeten investimet në serra, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural. Ministrja Anila Denaj sjell pamje në rrjetet sociale nga takimi i zhvilluar me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar dhe përfaqësues të bankave të nivelit të dytë. Për të financimi përmes Kredisë së Butë dhe Garancisë Sovrane do të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme në sektorin bujqësor të investojnë me kushte lehtësuese. “I urojmë mirëseardhjen biznesit dhe përfaqësuesve të bankave që u bëtë pjesë për një diskutim, për një objektiv madhor të qeverisë që lidhet me zhvillimin e...