Ministrja Denaj: Qendër kombëtare për Teknologjitë Bujqësore, qasje efikase për kërkimin shkencor

Ministrja Denaj: Qendër kombëtare për Teknologjitë Bujqësore, qasje efikase për kërkimin shkencor

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Institutin Tony Blair dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës, ka konceptuar një model të ri funksional për Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Shqipëri, në kuadër të vizionit strategjik “Bujqësia 2030”. Qendrat në Fushë-Krujë, Lushnjë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër do të bashkërendohen për herë të parë në një strukturë të vetme kombëtare, duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare dhe ofruar një qasje moderne, efikase dhe të matshme për kërkimin shkencor dhe shërbimin ndaj fermerëve. Gjatë një takimi të zhvilluar sot në Tiranë me përfaqësues të Institutit Tony Blair, Universitetit Bujqësor...