Ministria e Sportit dhe Rinisë lanson ueb-faqen e re për qytetarët
Ministria e Sportit dhe Rinisë ka lansuar ueb-faqen e re zyrtare, e cila synon të lehtësojë qasjen e qytetarëve në informacione dhe të rrisë transparencën institucionale. Platforma e re vjen me dizajn modern, strukturë më funksionale dhe përshtatje për kompjuterë, tableta dhe telefona mobilë, me synimin që përdoruesit të arrijnë sa më shpejt te informacionet që u nevojiten, përcjell KultPlus. Në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Informacionit (ASHI) dhe ekspertët e angazhuar, Ministria ka krijuar një hapësirë ku qytetarët, sportistët, të rinjtë dhe palët e tjera të interesuara mund të informohen për aktivitetet institucionale, politikat dhe programet në fushën e sportit dhe rinisë. Përmes ueb-faqes së re do të mund të gjenden gjithashtu thirrjet publike, projektet, legjislacioni dhe dokumentet zyrtare të Ministrisë. Platforma synon të...
Burimi:
kultplus.com