Ministria e Mbrojtjes: Situatë serioze nga zjarri në Delvinë

Ministria e Mbrojtjes: Situatë serioze nga zjarri në Delvinë

Situata nga zjarret në fshatin Kalasë të Delvinës është serioze, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, që njofton se era e fuqishme po i ndihmon përhapjes së flakëve. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëse si dhe një helokpter, por edhe ambulanca në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë banorëve. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, apo për rezistencë të atyre që kundërshtojnë evakuimet. Njoftimi i MM: Në Kalasë, Delvinë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar. Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza...