Ministria e Jashtme përgënjeshtron Berishën: Asnjë presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë

Ministria e Jashtme përgënjeshtron Berishën: Asnjë presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë

Ministria e Jashtme ka reaguar pas deklaratës së sotme të Sali Berishës, që pretendoi se ministri Igli Hasani u ka bërë presion vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit përmes një letre. Ministria e Jashtme thotë se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punët e OSBE-ODIHR, e aq më pak për presione. Sipas Ministrisë së drejtuar nga Igli Hasani, letra e dërguar pranë misionit vëzhgues është praktikë normale që përmban saktësime teknike lidhur me gjetjet e raportit paraprak. Këto sqarime në letër, thotë Ministria e Jashtme, vlerësohen nga vetë OSBE-ODIHR nëse duhen marrë në konsideratë ose jo. Reagimi i plotë i...