Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

Performanca paraprake e treguesve fiskalë për periudhën janar-gusht 2026 tregoi rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve publike, sipas Ministrisë së Financave. Të ardhurat totale, arritën në 557.6 miliardë lekë, duke realizuar 100.1% të planit dhe duke u rritur me 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Nga Tatimet dhe Doganat u arkëtuan 356.5 miliardë lekë, ose 7.6% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, të ardhurat nga TVSH-ja neto arritën në 56.8 miliardë lekë, me një rritje prej 24.2% krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar. Sipas ministrisë së Financave, shpenzimet e përgjithshme publike u regjistruan në 496 miliardë lekë, duke realizuar 95.6% të planit dhe duke u rritur me 8.2% në terma vjetorë. Shpenzimet kapitale arritën në 56.7 miliardë lekë, 12.2%...