Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri Vengu: Kemi një plan që sjell rritjen graduale për mbrojtjen deri në 2035-n
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha sot në një intervistë televizive se samiti i NATO-s në Hagë, konfirmoi qëndrueshmërinë e kësaj aleance, por gjithashtu dhe lidershipin amerikan. Ai e cilësoi shumë të rëndësishme, pasi sipas tij, nën lidershipin amerikan është bërë angazhimi i përbashkët i shteteve anëtare të NATO-s për rritjen e buxheteve të tyre të sigurisë dhe mbrojtjes. “Siç e thatë edhe ju, samiti i NATO-s në Hagë konfirmoi tri gjëra: E para, u konfirmua qëndrueshmëria e Aleancës dhe fakti që është një aleancë e pandashme, ku vendet janë të angazhuara e të dedikuara për mbrojtjen kolektive. Elementi i...