Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ministri Vengu 2.2 mln € blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë
Ministri aktual i Mbrojtjes, Pirro Vengu, prej muajit Janar 2025 i ka hapur dritën jeshile procedurave të një super tenderi, i cili edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga dita e hapjes zyrtare, ende nuk është konkretizuar, duke nxjerrë të papërdorshëm Laboratorin Bakterologjik të Ushtrisë Shqiptare. Pak ditë më parë investimi në fjalë, u përcoll në publik nga Pirro Vëngu, i cili vizitoi ambientet e këtij laboratori në Spitalin Ushtarak Tiranë, duke u shprehur se ky investim ishte në kuadër të investimeve të shtuara në fushën e mbrojtjes dhe se do i shërbejë Forcave të Armatosura Aktive atyre në...