Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit
👁9812
Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka pritur ditën e sotme në një takim, djalin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Lajmin e ka ndarë vetë Balla, përmes një fotoje në rrjetet sociale. Krahas fotos, Balla ndau me ndjekësit edhe një mesazh që Endrit Thaçi kishte sjellë nga Haga. Postimi i Ballës: Kënaqësi të mirëprisja sot në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin e mirë se Presidenti Thaçi është i fortë, krenar si gjithmonë për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës