Ministri Mazniku me kryebashkiakun e Chambery: Bashkëpunim për financime europiane

Ministri Mazniku me kryebashkiakun e Chambery: Bashkëpunim për financime europiane

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku këtë të hënë priti në një takim në Tiranë, kryetarin e bashkisë Chambery, ish-ministër për Çështjet Europiane i Francës, Thierry Repentin. Mazniku tha se gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Francës, veçanërisht përmes bashkëpunimit të qyteteve tona në fushat e rinisë, infrastrukturës dhe kulturës. “Ky bashkëpunim pritet të sjellë më shumë mundësi për financime europiane”, bëri të ditur ministri. Ai theksoi se takimi i shërben përvojave konkrete të zhvillimit duke u kthyer në një motor real për përparimin dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Burimi: Kohajone.com