Ministri kërkon shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë në Sarandë dhe ngritjen e një Task-Force

Ministri kërkon shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë në Sarandë dhe ngritjen e një Task-Force

Pas atentatit në Sarandë, ministri Demo kërkon shkrirjen e zinxhirit drejtues dhe ngritjen e një Task-Force Vrasja e Artan Myrtajt në qendër të Sarandës ka vënë në lëvizje strukturat më të larta të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë në qarqe, ku në qendër të diskutimeve ka qenë atentati i ndodhur një ditë më parë në Sarandë.     Mësohet se Demo ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj drejtuesve të policisë, ndërsa ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Sarandës.   Ministri ka kërkuar gjithashtu ngritjen e një Task-Force të posaçme, e cila, sipas të njëjtave burime, do të përbëhet nga dhjetë efektivë dhe specialistë. Grupi...