Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri në Mamurras: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale
Në Mamurras ka përfunduar faza e parë e investimit për ndërtimin e ujësjellësit të ri. Ky investim ka mundësuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 20 mijë banorë të zonës urbane. Janë kryer një sërë ndërhyrjesh, duke nisur me hapjen e tre puseve të reja, ndërtimin e një depoje të re, ndërtimin e tubacionit të transmetimit, ndërtimin e rrjetit shpërndarës dhe të sistemit të monitorimit SCADA, si dhe vendosjen e më shumë se 1 600 matësve të rinj. Të gjitha këto ndërhyrje kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm të shërbimit për të gjithë abonentët. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK), Fludian Çuka, dhe kryetaren e bashkisë Kurbin, Majlinda...
Burimi:
kohajone.com