Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, u zotua se do të ndërtojë një “shtet hebre izraelit” në Bregun e pushtuar Perëndimor. Këto deklarata ministri izraelit i bëri një ditë pasi Qeveria e Izraelit njoftoi për krijimin e 22 vendbanimeve të reja në territorin palestinez. Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, që shihen si pengesë e madhe për një paqe afatgjatë, vazhdimisht dënohen nga Kombet e Bashkuara dhe cilësohen si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Vendimi i së enjtes i Qeverisë izraelite po ashtu u përball me kritika të ashpra nga jashtë. “Kjo është një përgjigje e vendosur ndaj organizatave terroriste...
Burimi: Top-Channel.tv