No Image Available

Ministri izraelit falenderon Ramën për angazhimin e tij për Izraelin: Një nga liderët më të shquar në botë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, është takuar në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, me të cilin diskutoi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor. Në një reagim në rrjetin social X, Sa’ar vlerësoi rolin e Ramës në politikën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e tij me Izraelin. Ai e cilësoi kryeministrin shqiptar si një lider të shquar dhe etik, duke theksuar se Shqipëria i ka qëndruar pranë Izraelit edhe në periudha të vështira. Kryediplomati izraelit nënvizoi gjithashtu se vendi i tij vlerëson angazhimin e Ramës për sigurinë e Izraelit dhe qëndrimin e tij kundër antisemitizmit dhe terrorizmit. “Pata kënaqësinë të takohem sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rama e ka udhëhequr Shqipërinë për 13 vjet...