Ministri iranian sulmon Netanyahun: “Gjarpri” që shtyu Trumpin në luftë me Iranin
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se ka ndikuar mbi qeverinë amerikane për ta përfshirë atë në luftën kundër Iranit. Deklarata vjen në një kohë kur negociatat mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit për përfundimin e konfliktit në Lindjen e Mesme duket se janë pezulluar, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump po shton presionin ekonomik ndaj Teheranit përmes sanksioneve. Në një postim në X, Araghchi pretendoi se Netanyahu, në deklaratat e tij, është mburrur se ka arritur të ndikojë mbi administratën amerikane dhe ta shtyjë atë drejt një lufte kundër Iranit në interes të Izraelit. Sipas ministrit iranian, Netanyahu ka folur gjithashtu për ndikimin e tij përmes paraqitjeve të shumta në mediat amerikane, ndërsa ka vlerësuar aftësitë drejtuese të presidentit Trump....
Burimi:
vizionplus.tv