Ministri i jashtëm kinez Wang Yi, bisedë telefonike me homologun gjerman ,Johann Wadephul
Forcimi i bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë midis Kinës dhe Gjermanisë u shërben interesave dypalëshe dhe është zgjedhja e duhur për të dyja vendet, tha të hënën ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi. Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm gjerman Johann Wadephul, Wang, u bëri thirrje Kinës dhe Gjermanisë të dërgojnë një sinjal pozitiv për mbështetjen e përbashkët të multilateralizmit dhe tregtisë së lirë, të rrisin besimin në zhvillimin e marrëdhënieve kino-gjermane dhe të luajnë një rol konstruktiv në zhvillimin e lidhjeve Kinë-BE. Duke vënë në dukje se Kina dhe Gjermania janë ekonomi kryesore në botë dhe partnere të gjithanshme strategjike, kreu i diplomacisë kineze u shpreh që, përballë unilateralizmit dhe çglobalizimit, është e nevojshme që të dyja palët të forcojnë komunikimin...
Burimi:
javanews.al