Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ministri i Jashtëm iranian sulmon Netanyahun: Po përpiqet të tërheqë SHBA-të në një katastrofë në Lindjen e Mesme
👁3304
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, akuzoi sot Izraelin se po përpiqet të tërheqë Shtetet e Bashkuara drejt një katastrofe në Lindjen e Mesme dhe paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për të provokuar luftë kundër Iranit. “Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përpiqet t’i diktojë hapur presidentit amerikan Donald Trump se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë në diplomacinë e tij me Iranin,” shkroi Araghchi në rrjetin social X. Irani dhe Shtetet e Bashkuara, që kanë qenë armiq për katër dekada, kanë nisur më 12 prill bisedime për çështjen e ndjeshme të programit bërthamor iranian, me ndërmjetësimin e Omanit....