Ministri i Jashtëm iranian i paraqet Witkoff 3 kushte për Ngushticën e Hormuzit –

Ministri i Jashtëm iranian i paraqet Witkoff 3 kushte për Ngushticën e Hormuzit –

Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi u takua të martën me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë këtij takimi ai i ka përcjellë kushtet e Teheranit për hapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit. Kushtet përfshijnë heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të imponuar nga SHBA-të, lirimin e menjëhershëm të aseteve iraniane dhe fundin e armiqësive në të gjitha frontet. Më parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se zyrtarët amerikanë dhe iranianë patën një takim “shumë të mirë” që zgjati tre orë , duke shprehur optimizëm për perspektivën e arritjes së një marrëveshjeje midis Uashingtonit dhe Teheranit. Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump u bëri thirrje udhëheqësve të jenë...