Ministri i Jashtëm i Izraelit sot në Tiranë, takime me Ramën, Peleshin dhe Hoxhën

Ministri i Jashtëm i Izraelit sot në Tiranë, takime me Ramën, Peleshin dhe Hoxhën

Gideon Sa’ar TIRANË-Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare në Shqipëri. Sa’ar pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Në fokus të takimeve me diplomatin izraelit dhe përfaqësuesve të lartë të shtetit shqiptar, do të jetë nënshkrimi i një marrëveshjeje ndërqeveritare (G2G). "Shqipëria do të lidhë “kontrata drejtpërdrejt me kompanitë izraelite, duke hapur mundësi të rëndësishme tregtare në fushat e sigurisë kibernetike, inovacionit, menaxhimit të ujit, energjisë, shëndetësisë dhe bujqësisë”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Izraelit. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme izraelite, theksohet gjithashtu edhe marrëdhënia e mirë mes dy vendeve,...