Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul vizitë në Izrael: Lejoni urgjentisht ndihmat humanitare

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul vizitë në Izrael: Lejoni urgjentisht ndihmat humanitare

Ministri i Jashtëm gjerman thotë se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Izraelit, por i kërkoi qeverisë izraelite që të lejojë urgjentisht qasje të sigurt dhe shpërndarje të sigurtë ndihmave humanitare. Për të zbutur gjendjen e rëndë të palestinezëve që po vuajnë nga uria në Rripin e Gazës ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i bëri thirrje qeverisë izraelite të krijojë mundësi për kalime të sigurta përmes tokës në zonën e luftës. Vetëm në këtë mënyrë furnizimet me ndihma mund të arrijnë në sasi të mjaftueshme tek njerëzit, tha politikani i CDU-së, i cili është për një vizitë në...