Ministri i Financave, Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara dhe 209 subjekte të inspektuara

Ministri i Financave, Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara dhe 209 subjekte të inspektuara

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka ndarë sot përmes një postimi në Facebook rezultatet e para të aksionit të ndërmarrë për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe për rritjen e sigurisë ushqimore në vend. Sipas tij, vetëm në 12 ditët e para të operacionit janë inspektuar 209 subjekte dhe janë bllokuar 76.1 ton produkte që nuk përmbushnin standardet e sigurisë dhe cilësisë ushqimore. “Ky është vetëm fillimi,” shkruan Malaj, duke nënvizuar se aksioni do të vijojë me intensitet për të garantuar një treg të rregullt, produkte të sigurta dhe të gjurmueshme, si dhe mbrojtje për fermerët...