Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë planifikon të shpallë me dekret vende të sigurta
👁9336
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt planifikon të shpallë vende të sigurta origjine me dekret. Kjo do të anashkalonte Këshillin Federal. Por a është kaq e lehtë? Qeveria gjermane mund të miratojë një ashpërsim të mëtejshëm të ligjit të migrimit këtë javë, kur të bëhet gati për miratim projektligji i Ministrisë Federale të Brendshme. Ky është një projekt i synuar prej kohësh: zgjerimi i listës së vendeve të sigurta të origjinës. Ajo që po planifikon Ministri i ri i Brendshëm, Alexander Dobrindt (CSU), nuk është surprizë. Për vite me radhë, disa qeveri kanë kërkuar të përshpejtojnë procedurat e azilit...