Ministri i Brendshëm, Demo: Skenar ogurzi për Shqipërinë që do ta çmontojmë….
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka reaguar për protestat, duke dënuar aktet e dhunës, zjarrvëniet dhe dëmtimin e pronës publike e private. Ai akuzoi aktorë politikë dhe faktorë të huaj për nxitjen e tensioneve, duke pretenduar se po shfrytëzohet pakënaqësia e studentëve për të krijuar kaos në vend. Fjala e plotë e ministrit të brendshëm: Sot, e gjithë Shqipëria pa se në emër të studentëve, politika më e vjetër e këtij vendi, e cila jep shpirt po nuk heq dorë, foli me gjuhën e shkatërrimit, flakëve, bastisjeve të pronës publike dhe private. Jo vetëm ata që sot hodhën gurët me duart e të verbërve që kishin nxjerrë përpara, po edhe duart dashakëqia të të huajve, që përmes rrjeteve sociale janë futur në këtë vend qysh...
Burimi:
kohajone.com