Ministri Hoxha takon të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria dhe SHBA, angazhim për thellimin e partneritetit strategjik!
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Paolo Zampollin, të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se gjatë takimit u riafirmua “lidhja e veçantë” mes dy vendeve dhe vullneti i përbashkët për ta thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin. Në qendër të diskutimeve ishte krijimi i partneriteteve dhe mundësive të reja në fusha me interes të ndërsjellë, veçanërisht në tregti, angazhimin ekonomik dhe rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri. “Kënaqësi të takoja sot Paolo Zampolli, të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale. Ne riafirmuam lidhjen e veçantë midis Shqipërisë dhe...
Burimi:
javanews.al