Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri Hasani: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanton të ardhmen e përbashkët kundër kërcënimeve hibride
👁13862
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në Drekën Informale të Punës me Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ministrat e Jashtëm të Vendeve Kandidate dhe Potencialisht Kandidate për anëtarësim në BE, e zhvilluar në kuadër të Takimit Informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së. Në fokus të këtij takimi ishte shkëmbimi i mendimeve mbi sfidat aktuale gjeopolitike dhe nevoja për forcimin e qëndrueshmërisë kolektive ndaj kërcënimeve hibride. Ministri Hasani rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian, si dhe ndau me të pranishmit disa prej hapave të...