Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri Hasani vizitë zyrtare në Qipro: Koha për të intensifikuar dialogun politik dhe bashkëpunimin ekonomik
👁8788
Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Qipros, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të shtetit qipriot. Në takimin me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, Ministri Hasani theksoi se të dy vendet vlerësojnë marrëdhëniet miqësore dhe të konsoliduara mes tyre. ”Është koha për t’i dhënë një shtysë të re dialogut politik ndërmjet Shqipërisë dhe Qipros, dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha si turizmi, energjia, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, arsimi, farmaceutika dhe ndërtimi”,-deklaroi ai. Ministri Hasani u prit gjithashtu nga homologu i...