Ministri Hasani takon Zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmojmë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë

Ministri Hasani takon Zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmojmë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë,  Igli Hasani ka mikpritur sot në mjediset e MEPJ Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik të Ukrainës, znj. Olha Stefanishyna,  njëherësh Ministre e Drejtësisë dhe Kryenegociatore. “Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën,  si në aspektin politik, diplomatik dhe praktik”,  shprehet Ministri Hasani përmes një publikimi në rrjet social. Ndër të tjera, Ministri Hasani nënvizon se gjatë takimit kanë bashkëbiseduar mbi rrugëtimin evropian të secilit prej vendeve tona. “Përcolla edhe mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës, si dhe rëndësinë strategjike të mbajtjes së zgjerimit në agjendën evropiane”,...
Burimi: Vizionplus.tv