Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare
👁7528
Me 71 vota u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar 2025, në Davos. Shqipëria do të ofrojë mbështetje politike, ushtarake, teknike, mbrojtëse dhe humanitare për Ukrainën, si pjesë e angazhimeve dypalëshe dhe ndërkombëtare. Gjatë prezantimit në seancë plenare të kësaj marrëveshjeje, Ministri Hasani nënvizoi se që prej fillimit të agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës, Shqipëria ka qëndruar qartë se është në anën e ligjit, të drejtës ndërkombëtare dhe të popullit ukrainas. ”Si vend anëtar i besueshëm i NATO-s, marrim përgjegjësitë e nevojshme në mbrojtje të...