Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ministri Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë
👁4531
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë, znj. Cristina Gherasimov. Të dyja palët kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, i cili ka në fokus promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive në integrimin evropian për të mbështetur përgatitjen e suksesshme për anëtarësimin në BE. Të dy vendet do të bashkëpunojnë në fusha si proceset e anëtarësimit, duke përfshirë stabilizimin, asociimin dhe negociatat e anëtarësimit; shkëmbimin e njohurive dhe praktikave të negociatave ndërmjet negociatorëve dhe ekspertëve; organizimin i aktiviteteve të përbashkëta si takime, seminare dhe konferenca; forcimin e strukturave...