Ministri Gonxhja: 50 të papunë u rekrutuan në projektet e prokuruara nga OBP

Ministri Gonxhja: 50 të papunë u rekrutuan në projektet e prokuruara nga OBP

Gjatë periudhës shkurt–qershor 2025, 50 persona të regjistruar si të papunë janë rekrutuar në projektet e prokuruara nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, (OBP). Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale. “Kjo është realizuar përmes vendosjes së kriterit me pikëzim gjatë fazës së tenderimit të procedurave, ku Operatorët Ekonomikë marrin angazhimin për të rekrutuar punëkërkues të papunë të regjistruar pranë Zyrave të Punës”, theksoi Gonxhja. Gonxhja tha se “me këto punësime kanë nisur efektet e para të zbatimit të marrëveshjes mes OBP dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit...
Burimi: Sot.com.al