Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit
Lidhur me zhvillimet e fundit dhe mbarëvajtjen e protestave, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ka ritheksuar se garantimi i së drejtës për tubim shoqërohet gjithmonë me detyrimin për të respektuar kuadrin ligjor në fuqi. Në reagimin e tij, ministri bëri të qartë kufirin mes protestës paqësore dhe shkeljes së ligjit, duke nënvizuar se “e drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna nuk është pjesë e saj”. Ai shtoi se “përfshirja në akte dhune sjell përgjegjësi penale”, duke vënë në dukje rolin e institucioneve të linjës, si Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR), për ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi pasojat ligjore të veprimeve të tilla. Duke u ndalur te kuadri ligjor...
Burimi:
javanews.al