Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka shkuar në Spitalin Ushtarak për të takuar efektivët e Policisë së Shtetit të lënduar gjatë protestës së sotme. Sipas tij, 51 punonjës policie kanë mbetur të lënduar gjatë incidenteve, ndërsa disa prej tyre po marrin ende trajtim mjekësor. Reagimi i Ervin Demos: “51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës së sotme. Disa prej tyre ndodhen aktualisht në Spitalin Ushtarak, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Pas çdo uniforme është një njeri. Një prind, një bir, një bijë, një familjar që ka dalë nga shtëpia për të përmbushur detyrën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit është e papranueshme dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë....
Burimi:
javanews.al